Google search engine
Home Politike “Keni 100 ditë afat të gjeni të infiltruarit!”, kryeministri Rama vë në...

“Keni 100 ditë afat të gjeni të infiltruarit!”, kryeministri Rama vë në ‘rresht’ Policinë e Shtetit dhe paralajmëron lëvizjet e bujshme: Kapini për krahu dhe çojini para drejtësisë

0
239

Kryeministri Edi Rama në fund të takimit me drejtuesit e rinj të Policisë së Shtetit, iu la atyre një afat 100-ditor, që të gjejnë dhe të çojnë para drejtësisë të gjithë të infiltruarit brenda Policisë së Shtetit, që bashkëpunojnë me krimin.

Rama u tregua i prerë, teksa tha se në këto 100 ditë çdo qark duhet të japë patjetër rezultat, për të dhënë shembujt e qartë se nuk ekziston pandëshkueshmëria në Policinë e Shtetit.

“Unë dua t’iu them se keni 100 ditë kohë për ta rivënë të gjithë trupën në angazhim maksimal nga i pari tek i fundit. Asnjë ditë më shumë, vetëm 100 ditë! Që qytetarët të marrin frymë shumë të plotësuar, duke e parë Policinë e Shtetit në një nivel tjetër. Asnjë shkencë, asnjë shpikje, asnjë luftë me një të panjohur, thjesht dhe vetëm gjërat që i dini, që dini t’i bëni mirë, se ndaj jeni zgjedhur, gjërat që njerëzit duan si themelin e marrëdhënies me shtetin dhe policinë e tyre. Kjo duhet bërë në respektin e vetes, të masës dërrmuese të trupës që është korrekte dhe që nuk ka pse i paguan kostos një pjesë që duhet zhdukur nga Policia e Shtetit dhe që duhet të shkojë para drejtësisë. Në çdo qark, në 100 ditë, duhen dhënë shembujt e qartë, që nuk ka polici pa ndëshkueshmëri. Ju nuk e keni fare problem t’i gjeni, t’i kapni për krahu e t’i çoni para drejtësisë. Ky është një objektiv i palëvizshëm. Në çdo qark, policë rrugorë, komisarë, shqiponja, skifterë, qakej, që rrinë si të infiltruar brenda trupit, duhet të shkojnë para drejtësisë”, tha Rama. Po

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here