Google search engine
Home Politike “Ai ka borxhe dhe godet në bazë”, Besnik Mustafaj tregon prapaskenat e...

“Ai ka borxhe dhe godet në bazë”, Besnik Mustafaj tregon prapaskenat e ultimatumit të Ramës për Policinë e Shtetit: Nuk është ministri i Brendshëm njeriu më i paprekur, por…

0
208

Ish-ministri Besnik Mustafaj ka komentuar konferencën e fundit të kryeministrit Edi Rama në lidhje me ngjarjet e fundit kriminale që kanë ndodhur në vendin tonë dhe ndryshimet në policinë e shtetit.

Mustafaj në fjalën e tij është shprehur se deklarata e Ramës nuk ishte gjë tjetër ishte propagandë.

Ndër të tjera ai thekson se i emëruari politik në këtë aspekt nuk është ministri por drejtori I përgjithshëm i policisë Ardi Veliu.

“Fakt është se vendi tashmë është pre e krimit. Vrasjet e bëra nga krimi i organizuar dhe sporadike, dhe në listimin që bëri kryeministri tregon se policia është në një gjendje të shthurur dhe jo në krye të detyrës. Nga presioni publik, i mediave dhe ndërkombëtar kryeministri tashmë është i vetëdishëm se nuk ka më rrugëzgjidhje. Ndryshimi i krerëve të shtetit është një fajt dhe rrokadë që ne jemi mësuar që ta shikojmë.

Unë konstatoj se njeriu më i paprekur është Ardi Veliu dhe jo ministri i Brëndshëm , pasi ai është faktor në fitoren politike të Ramës. Ai ka borxhe dhe godet në bazë. I emëruari i vërtet politik është drejtoi i përgjithshëm, Çuçi është shumë modest në sjelljen e tij. Ultimatum është pa sens dhe vetëm propagandë”, ka thënë ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here