Google search engine

    Operacioni i fuqishëm në vendin tonë/ SPAK del me njoftim zyrtar dhe zbardh të gjithë detajet: 7 arrest me burg e 4 arrest shtëpie! Zbardhen 4 akuzat për 9 zyrtarët dhe 2 biznesmenët

    0
    193

    Një ditë pasi kreu i SPAK Arben Kraja paralajmëroi arrestime të zyrtarëve të lartë për abuzim me fondet FNSH kanë zbarkuar në Lushnjë ku është arrestuar kryebashkiaku Fatos Tushe si dhe 10 persona të tjerë.

    Fatos Tushe, Flamur Peqini, Ibrahim Lami, Bujar Murati, Gazmend Çela, Bektash Nexha, Blerta Turku janë lënë në arrest me burg. Në arrest shtëpie janël ënë Xhemal Hasko, Margartia Gjermëni, Andri Musho, Ani Simoni.

    Të gjithë janë zyrtarë, ndërsa Ibrahim Lami dhe Bujar Murati janë biznesmenë.

    Njoftimi:

    Njoftimi:

    Fatos Tushe, me detyrë Kryetar i Bashkisë Lushnjë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal.

    Flamur Peqini, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim. “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, sipas neneve 248-25, 258-25 të Kodit Penal.

    Ibrahim Lami, administrator i kompanisë Loti shpk, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikim i dokumenteve” kryer në bashkëpunim të parashikuar nga 186 dhe 25 të Kodit Penal.

    Bujar Murati, administrator i kompanisë Euro Alb shpk, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikim i dokumenteve “kryer në bashkëpunim të parashikuar nga 186 dhe 25 të Kodit Penal.

    Gazmend Çela” zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal.

    Bektash Nexha zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal.

    Blerta Turku, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal

     Margarita Gjermeni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal;

    Andri Musho, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo publike”, kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal; ankande

    Ani Simoni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal

    Policia e Shtetit ka ekzekutuar në datën 06.07.2021 ka ekzekutuar masat e sigurimit të caktuara nga Gjykata me vendimin nr.50 datë 05.07.2021.

    Gjithashtu në zbatim të vendimit nr.227 dt 03.07.2021 dhe nr.229 datë 05.07.2021 Policia Gjyqësore Pranë Policisë së Shtetit ka ushtruar kontrolle në disa banesa dhe zyra të subjekteve të hetuar dhe të tjerë.

    Hetimet e procedimit penal vazhdojnë deri ne sqarimin e plotë të fakteve objekt hetimi.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here