Google search engine
Home Aktualitet 9 ditë nën “pushtetin” e flakëve, shuhet zjarri në malin e Tomorrit,...

9 ditë nën “pushtetin” e flakëve, shuhet zjarri në malin e Tomorrit, digjen 25 hektarë pyje

0
182

Prej 9 ditësh nën “pushtetin” e flakëve, shuhet sot zjarri në malin e Tomorrit. Nga flakët që u përhapën me shpejtësi, u dogj një pasuri kombëtare prej rreth 25 hektarë pyje.

Për disa ditë radhazi forcat zjarrfikëse dhe ato të ushtrisë punuan pa ndërprerje për shuarjen e zjarrit masiv.

Për shkak të terrenit malor, zjarrfikëset e kanë patur mjaft të vështirë të ndërhynin nga toka, ndërsa për fikjen e zjarrit është dashur edhe ndihma e zjarrfikëses së Poliçanit dhe të Poshnjës.

Gjithashtu për shuarjen e zjarrit është përdorur edhe helikopteri nga FA. Theksojmë se edhe banorët e zonave përreth u angzhuan, duke përdorur mjete rrethanore për të shpëtuar pyjet e këtij mali.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here