Google search engine
Home Bota Goditje fatale nga policia për familjen e njohur të botës së krimit!...

Goditje fatale nga policia për familjen e njohur të botës së krimit! Prokurorët nuk besojnë “të penduarën e drejtësisë”, shfaqen lidhjet midis bosëve dhe politikanëve

0
271

Në Itali ka nisur goditja ndaj organizatave të trafikut të drogës.

Policia e Palermos dhe Drejtoria e Hetimit Anti-Mafia zbatuan urdhërat e paraburgimit për 85 persona të akuzuar si pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafik droge; zhvatje dhe korrupsion. 63 persona u dërguan në burg, 18 u vunë në arrest shtëpia, ndërsa 4 të tjerë duhet që të paraqiten çdo ditë në stacionin më të afër të Policisë. Ekzistojnë 5 organizata të trafikut të drogës që veprojnë midis Palermos

Mes personave të arrestuar është edhe bashkëpunëtorja e drejtësisë Giusy Vitali, motra e drejtuesve të grupit mafioz, Leonardo dhe Vito. Ajo kaloi në krye të klanit pas ndalimit të vëllezërve, pastaj u bë e penduara e drejtësisë, por sërish për prokurorët ajo ishte koka e krimit në qytetin e Palermos.

Motra e saj Antonina dhe nipi Michele Casarrubia u arrestuan gjithashtu me të. Për arrestimin e tyre, në mbështetje të Policisë erdhën edhe njësia e helikopterëve nga ajri, ndërsa kontrolle u zhvilluan në Palermo, Trapani, Latina, Napoli, Roma dhe Nuoro.

Hetimi për familjen mafioze Vitali ka nisur që në nëntor të vitit 2017, dosje që në vitin 2020 çoi në shpërbërjen e këshillit bashkiak të Partinico për shkak të mafies, pasi u shfaqën lidhjet midis bosëve dhe politikanëve lokalë. Më pas, një bisedë e regjistruar midis Vitale dhe nipit të saj kanë nxjerrë në pah rolin e saj në trafikun e drogës.

“Është absolutisht e qartë se gratë nuk janë shkëputur nga Cosa Nostra,“-tha hetuesi i çështjes. Casarrubia, në përgjime, shfaqej duke informuar tezen e tij për dinamikën kriminale të klanit Partinico, ku edhe i thoshte se pas një vjedhje të kanabisit nga kushëriri i tij Michele Vitale, ai ishte thirrur nga udhëheqësit e klanit për të dhënë llogari. Ndërsa gruaja i përgjigjej se nuk ishte e surprizuar dhe se këto gjëra përputheshin me rregullat e Cosa Nostra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here