Google search engine
Home Aktualitet Pamje të reja/ Bombolat u dërguan dje në hotel dhe sot do...

Pamje të reja/ Bombolat u dërguan dje në hotel dhe sot do të shpërndaheshin nëpër dhoma, dalin detajet e frikshme nga shpërthimi që u dëgjua në gjithë plazhin e Velipojës

0
235

Të tjera detaje tronditëse zbardhen nga shpërthimi i gazit në Velipojë, që plagosi rëndë nënën me tre fëmijët e saj.

Nga pamjet shihen shtatë bombola gazi, të cilat dyshohet se kanë rrjedhur, duke shkaktuar ngjarjen tragjike.

Nëna 40-vjeçare, A. Gjoka, ishte zgjuar në mëngjes që të bënte një kafe, dhe pikërisht në këtë çast ka ndodhur edhe shpërthimi.

Dyshohet se më parë ka pasur një rrjedhje gazi të bombolave më të vogla, çka ka çuar më pas në shpërthimin e fuqishëm, i cili është dëgjuar në një pjesë të mirë të plazhit të Velipojës.

Bombolat që kanë shpërthyer ishin sjellë dje dhe të gjitha janë të kolauduara. Ditën e sotme do të bëhej shpërndarja e bombolave nëpër dhomat e hotelit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here