Google search engine
Home Bota Rajoni “Nuk jemi pro krijimit të ‘vrimës së zezë’”, ministri grek jep sinjalet...

“Nuk jemi pro krijimit të ‘vrimës së zezë’”, ministri grek jep sinjalet pozitive për çështjen shqiptare shumë të diskutuar

0
258

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, ka dhënë sot sinjale pozitive për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Në një intervistë për gazetën “Real News” me gazetarin Jorgos Siasidhas, kreu i diplomacisë greke ka komentuar tri çështje “të nxehta”, marrëdhëniet e Greqisë me Turqinë, zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, çështjen e Qipros dhe Kosovës.

Lidhur me mesazhin e rolit të ri më të zgjeruar të Përfaqësisë diplomatike të Kosovës në Athinë dhe dy vizitave brenda pak muajsh në Prishtinë, ministri Dendias është pyetur nëse Greqia planifikon njohjen e Kosovës dhe nëse ky akt është kundër të Drejtës Ndërkombëtare.

Ministri grek ka komentuar se “integrimi i Ballkanit Perëndimor në familjen europiane të BE-së përbën një çështje prioritare, pasi stabiliteti në rajon ndikon drejtpërdrejt në sigurinë e vendit tonë. Nuk jemi pro krijimit të “vrimës së zezë’ në veriun tonë. Edhe pse nuk ka ndryshuar pozicionimi ynë në lidhje me statutin e Kosovës, mbajmë një qëndrim konstruktiv dhe mbështesim dialogun mes Prishtinës e Beogradit. Lidhur me ligjshmërinë e një njohje të mundshme, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës rezultoi në vitin 2010 se shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk përbën shkelje të së Drejtës Ndërkombëtare, pasi nuk ishte produkt i përdorimit të dhunës së paligjshme të dënuar nga Këshilli i Sigurisë, siç ishte shpallja e pseudoshtetit (rederohet në pseudoshtetin turk në Qipro) në vitin 1983. Me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë u themeluan mjaft shtete të reja, asnjë prej të cilëve nuk ishte rezultat i një sulmi të jashtëm”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here