Google search engine
Home Aktualitet “Kanë djegie komplet”, miku i familjes Gjoka rrëfen si ndodhi shpërthimi në...

“Kanë djegie komplet”, miku i familjes Gjoka rrëfen si ndodhi shpërthimi në Velipojë dhe rrëqeth me detajet që tregon: I gjeta në pishinë, uji iu ka hequr një pjesë të lëkurës

0
217

Dëshmi tronditëse vijnë nga Velipoja ku 4 anëtarët e një familjeje janë plagosur nga shpërthimi i bombolës së gazit në hotelin e tyre.

Miku i familjes Gjoka, 62-vjeçari Zef Zefi, ka treguar detaje për ngjarjen e rëndë. Ai është shprehur se kishte dalë në mëngjes për të blerë bukë, kur kishte dëgjuar shpërthimin.

“Dola per te blere nje buke dhe kur degjova shperthimin. Vij kendej kur shoh tymin. Keto i kam miq se une jam vellai i gruas se pronarit te kesaj nderteses. Kur erdha ketu i gjeta te gjithe ne pishine. Jane zgjuar ne mengjes si çdo dite per te bere nje kafe dhe sa ka ndezur bombolen e gazit, ka shperthyer, dhe me duket se ka patur nje rrjedhje. Gjendja eshte shume e rende dhe kane djegie komplet. Ndoshta uji i pishines i ka bere mire por dikush thote se edhe jo sepse ia ka hequr nje pjese te lekures se trupit dhe them ishalla i ka ndihmuar uji. Mbreme sa kane ardhur tek hoteli. Miku ndodhet ne Itali dhe i ka thene familjes shkoni e pastroni hotelin me idene per te filluar punen se ketu nis me vonese sezoni turistik. Sa kane ardhur kane pastruar mbreme dhe ne mëngjes ka ndodhur kjo ngjarje”, ka deklaruar miku i familjes Gjoka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here