Ka dalë sot ekspertiza e aksidentit tragjik që ndodhi në aksin Fier-Vlorë, ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi.
Mësohet se “Audi” që drejtohej nga I. Madani, që përplasi nga mbrapa edhe makinën ku ishte familja Gushi, po lëvizte me 160 km/orë, 50 km më shumë se sa shpejtësia e lejuar.
Ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara që ka shkaktuar edhe aksidentin tragjik. 22-vjeçari rreth dy javë më parë shkaktoi aksidentin tragjik, ku humbën jetë katër anëtarët e familjes Gushi.
Në aksident humbën jetën Eduart Gushi 44 vjeç, Silvana Gushi 33 vjeç, Anastasia Gushi 14 vjeçe dhe Eva Gushi, 9 vjeçe.









































