Google search engine
Home Aktualitet Zbërthehet e gjithë skema! “Tradhëtia e institucioneve”/ Prokurori i Antimafias jep detaje...

Zbërthehet e gjithë skema! “Tradhëtia e institucioneve”/ Prokurori i Antimafias jep detaje të superoperacionit kundër trafikut të drogës, të përfshirë edhe nëpunës zyrtarë: Kjo është skuadra…

0
187

Gjatë ditës së sotme u finalizua një mega-operacion ku u lëshuan 38 urdhër arreste në mesin e tyrë edhe prokurorë dhe zyrtarë të lartë në vendin tonë. Të tjera deta janë zbardhur gjatë konferencës urgjente që ka dalë kreu SPAK, Arben Kraja dhe prokurori i Antimafias italiane, Federico Cafiero de Raho. Ky i fundit ka vlerësuar dhe vënë theksin tek rëndësia e bashkëpunimit me SPAK për të zbuluar, hetuar dhe goditur rrjetin e trafikantëve të sasive të mëdha të lëndëve narkotike, ku të përfshirë janë edhe zyrtarë të shtetit shqiptar.

Në fjalën e tij, Cafiero ka nënvizuar se është e domosdoshme që vëmendja e madhe e hetuesve të jetë edhe tek ata që ai i quajti “tradhëtia e institucioneve”, duke iu referuar faktit që SPAK dhe Antimafia italiane kanë zbuluar si pjesë e këtij rrjeti edhe punonjës të policisë së shtetit shqiptar, apo edhe prokurori i Vlorës, Maksim Sota.

Sipas kreut të Antimafias italiane, skuadra e përbashkët italo-shqiptare e ngritur për kete hetim, ndjek dhe skuadra të tjera në operacione të tjera qe jane ne zhvillim e siper.

SPAK me prokurorinë e Barit ka operuar me skuadra të përbashkëta.

Kjo skuadër e përbashkët ndjek dhe skuadra të tjera në operacione të tjera.

Edhe njëherë bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë është e ngushtë dhe kosntante. Dhe dua të nënvizoj faktin dhe prej kohësh kemi bindjen që mund të bashkëpunojmë me raportin me intensitetin që lidh të dy zyrat me rezultate të jashtëzakonshme.

Sot arritëm një objektiv që tregojnë se si bashkë mund të zbulojmë dhe aspekte që kanë të bëjnë edhe me tradhëtinë e institucioneve mbi të cilat dy vendet tona duhet domosdoshmërisë të kenë vëmendje të madhe.

Duhet të nënvizoj se si bashkëpunimi i drejtuar nga EUROJUST ka ndarë në mënyrë konstante informacionet, bashkëpunimi mes dy vendeve krijon mundësinë që të luftojmë korrupsionin brenda institucioneve dhe në këtë mënyrë qytetarët të fitojnë besimin te institucionet“, tha Prokurori i Antimafias.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here