Google search engine
Home Sport Spanja kualifikohet me vuajtje/ Zvicra heroike eliminohet me penallti

Spanja kualifikohet me vuajtje/ Zvicra heroike eliminohet me penallti

0
209

Përfundon pas 120 minutash lojë ndeshja midis Zvicrës dhe Spanjës, e zhvilluar në Shën Petërsburg për fazën çerekfinale të kampionatit evropian, ”Euro 2020”. 90 minutat nuk mjaftuan për të caktuar fituesin, ndaj të dyja ekipet iu drejtuan kohës shtesë, dhe më pas  penalltive.

Skuadra e Luis Enriques u tregua më e saktë nga 11-metërshat, pasi goditën 3 të sakta, kundrejt 1 të zviceranëve.

Çfarë ndodhi në 120 minuta lojë

Spanjollët e mbyllën 45-minutëshin e parë në avantazh, pasi në minutën e 7-të të takimit, gjetën rrugën e rrjetës, falë autogolit të mbrojtësit zviceran, Zakaria.

 Jordi Alba mori një top nga këndi dhe e goditi me të majtën e tij, por Zakaria gaboi teksa topi u përplas në këmbën e tij, dhe më pas përfundoi në rrjetë.

Me fillimin e pjesës së dytë Zvicra ishte më kërkuese, teksa gjeti golin e barazimit me anë të lojtarit me orgjinë shqiptare Xherdan Shaqriri. Mesfushori shfrytëzoi me saktësi një asist nga Frojler në minutën e 68-të.

Në minutën e 77-të, Zvicra mbeti me 10 futbollistë, pasi Frojler kreu një ndërhyrje të gabuar, dhe u ndëshkua me karton të kuq.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here