4 bashkëpunëtorë të drejtësisë, të cilët dhanë informacione duke ndihmuar autoritete shqiptare dhe ato italiane, ku në kuadër të operacionit ‘Shpirti’, kanë zbuluar trafikun ndërkombëtar të drogës, korrupsionit me detyrën dhe pastrimit të parave, dhe si rezultat janë lëshuar 38 urdhër-arreste, nga këta 10 persona të arrestuar më parë
Mësohet se ish-nënkomisari i policisë së Fierit, Festim Lelaj, i cili është arrestuar nga SPAK ditën e sotme në kuadër të operacionit ‘Shpirti’ ka tentuar që të arratisët. Në momentin që SPAK ka shkuar që t’a arrestojë në banesën e tij, ai është hedhur nga kati i dytë i banesës dhe ka pësuar frakturë në këmbë.
Lelaj është dërguar për në spitalin e Vlorës, dhe më pas është nisur drejt Traumës për mjekim më të specializuar. Të gjithë personat e arrestuar në kuadër të operacionit ‘Shqirti’ janë nisur drejt Tiranës.









































