Google search engine
Home Politike Shtohen shpresat për Shqipërinë, SHBA “ultimatum” BE-së: Kjo gjë duhet të ndodhë

Shtohen shpresat për Shqipërinë, SHBA “ultimatum” BE-së: Kjo gjë duhet të ndodhë

0
219

Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Çështje Europiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker, si dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishin të pranishëm në ditën e dytë të forumit të Prespës.

Diplomati i lartë amerikan u takua me presidentin maqedonas  Stevo Pendarovski, me të cilin diskutuan mbi “forcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik mes dy vendeve.

“Anëtarësimi në BE mbetet qëllimi ynë strategjik dhe Bashkimi Europian duhet të gjejë një mënyrë për të vlerësuar atë që është bërë deri më tani dhe të mundësojë zhbllokimin e procesit të integrimit europian. Çdo vonesë e mëtejme për fillimin e negociatave rrit euroskepticizmin e qytetarëve dhe reflekton negativisht mbi situatën politike në vend”, u shpreh Pendarovski në këtë takim. Reeker përcolli bindjen se rruga e bisedimeve, do të hapet.

“Unë jam i bindur që kjo do të ndodhë. Ne ia kemi bërë të qartë Qeverisë bullgare, si dhe një numri të anëtarëve të BE-së se ky proces duhet të ecë përpara… Por, ne kemi besim se kjo do të ndodhë. Diplomacia mund të sjellë një ndryshim të madh, duke ndihmuar vendet të gjejnë mënyra për t’i zgjidhur problemet dhe për të bërë përparim”, citohet të ketë thënë zyrtari i lartë amerikan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here