Google search engine
Home Aktualitet Shpërbërja e grupit kriminal, kush është ish-nënkomisari i policisë i prangosur nga...

Shpërbërja e grupit kriminal, kush është ish-nënkomisari i policisë i prangosur nga SPAK që u arrestua për trafikun e 2.5 ton lëndë narkotike

0
259

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni ‘shpirti’, në sajë të të cilit janë lëshuar 38 urdhër arreste, në mesin e të cilëve dhe zyrtarë të lartë të prokurorisë dhe Policisë shqiptare.Burime bëjnë me dije se janë kryer kontrolle në disa qytete të ndryshme të vendit, dhe janë ekzekutuar masat e ndalimit për dhjetra persona, me urdhër të SPAK në bashkëpunim me antimafian italiane.

Festim Lelaj, ish-nënkomisar i policisë së Fierit, është arrestuar në 2017-ën për trafik narkotikësh në episodin e 2.5 tonë kanabis. Vetëm pak javë më parë Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 17 vite burg, por do të përfitojë ulje të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Procesi për ish nënkomisarin, i cili ka qenë një nga efektivët e implikuar në atë që u quajt kanabizim në vitet 2016-2017, u zvarrit për të paktën dy vite në Gjykatë. Edhe SPAK ka hasur vështirësi ne ecurinë e procesit, kjo për shkak të ndryshimit të gjyqtarëve. Lelaj akuzohet për ‘Trafikimi i narkotikëve’, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ “Kryerja e e veprave penale nga organizata kriminale.

Festim Lelaj, një efektiv policie nga Vlora por në atë kohë me detyrë nënkomisar në drejtorinë e Fierit, është arrestuar në dhjetor të vitit 2017 si personi që ka organizuar trafikimin e 2.5 tonë drogë nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Sasia e madhe droge është kapur në janar 2017 brenda një kamioni në Ancona,ndërkohë policia vendase mundi të kapë vetëm shoferin. Lidhur me këtë rast policia italiane ka bashkëpunuar me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku përgjatë një vit hetime, është konkretizuar me prova konkrete implikimi i nënkomisarit të policisë në këtë trafik droge.

Sipas prokurorisë Lelaj,ka qënë pjesë e një zinxhiri policor që janë implikuar me grupet e trafikut të drogës në Vlorë dhe se kishte njohje të afërt me shtetasin Renaldo Avduli, polici i Vlorës i shpallur në kërkim për “Trafik të narkotikëve”. Ka dyshime të forta thotë prokuroria se nënkomisari Lelaj ka lidhje me grupet kriminale që kultivonin lëndën narkotike në zonën e Treblovës dhe Vezhdanishtit.

Nga hetuesit shqiptarë dhe ata italiane behet e ditur se është zbuluar një rrjet i drogës në të gjithë hallkat e zinxhirit të tij. Hetimet janë thelluar më tej edhe në pastrimin e parave, ndërkohë që janë sekuestruar pasuri me vlerë miliona euro.

Janë pesë punonjës policie dhe 1 prokuror mes personave të arrestuar nga operacioni ndërkombëtar kundër një grupi kriminal të dyshuar për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash e trafik ndërkombëtar të sasive të konsiderueshme të lëndëve narkotike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here