Marrëveshja e Washingtonit e nënshkruar më 4 shtator të vitit 2020nga presidenti i Kosovës Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti duket se ka hasur vështirësi në implementim nga të dy palët. Presidenti serb ka deklaruar se një nga pikat e kësaj marrëveshjeje, saktësisht zhvendosja e ambasadës në Jeruzalem nga Tel Avivi, nuk do të zbatohet. Sipas tij një vendim i tillë është marrë duke qenë se interesat e shtetit serb kanë ndryshuar që nga momenti që Izraeli njohu pavarësinë e Kosovës. Dita e djeshme ishte afati i fundit i zhvendosjes së ambasadës, datë e cila ishte edhe e specifikuar në marrëveshje. Ndërkohë Kosova deri tani ka përmbushur hapjen e ambasadës në Jeruzalem dhe zhvillimin e studimit mbi fizibilitetin e liqenit të Ujmanit. “Ne kishim marrëveshje dhe unë kam pasur një bisedë me kryeministrin izraelit dhe ia kam bërë të qartë se nuk kam nënshkruar dokument të përbashkët me shqiptarët dhe amerikanët, por vetëm me amerikanët, dhe kjo ka ndikuar edhe raportet e Izraelit ndaj nesh. Mos u shqetësoni për pozicionin e Serbisë. Ne do të qëndrojmë edhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, por edhe me interesat e Serbisë dhe këto interesa kanë ndryshuar që kur Izraeli njohu pavarësinë e Kosovës”, tha Vuçiç. Ai shtoi se Serbia do të respektojë miqësinë dhe marrëdhënien me Izraelin, por që fillimisht do të respektojë veten. Ai tha se nuk mund të ndodhë që izraelit ë deklarojë që ka njohur pavarësinë e një pjese të territorit serb, ashtu siç Serbia e konsideron Kosovën, dhe marrëdhëniet mes dy vendeve të vijojnë të mbeten të njëjta. Në lidhje me deklaratën e Vuçiç është deklaruar edhe ish kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti. Ai e konsideroi marrëveshjen si më të rëndësishmen nga pikëpamja politike që në nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Sipas ish- kryeministrit Hoti, kushdo që e kundërshton marrëveshjen e Washingtonit është duke i promovuar interesat Ruse e Kineze. “Këtë po e them për herë të parë; ai që e kundërshton marrëveshjen e Washingtonit në Kosovë, ose në cilin do prej vendeve të rajonit, me vetëdije ose pa vetëdije promovon interesa ruse dhe kineze në Kosovë”
Qëndrimi i SHBA
Të mërkurën Shtetet e Bashkuara deklaruar se pritshmëritë nga administrata e presidentit Biden janë që Kosova dhe Serbia të përmbushin zotimet e ndërmarra me nënshkrimin e marrëveshjes së Washingtonit. “Shpresojmë që partnerët tanë të veprojnë me mirëbesim dhe të vazhdojnë t’iu përmbahen detyrimeve të marra përsipër në Uashington. Zbatimi i marrëveshjes së Uashingtonit krijon një bazë për marrëveshjet e ardhshme dhe ofron mundësi për bashkëpunim më të gjerë midis palëve. Detyrimet e marra veçse sjellin përfitime për qytetarët e Serbisë dhe Kosovës dhe ne i inkurajojmë ata që të vazhdojnë me zbatimin e tyre”, thuhet në një deklaratë të Departamentit amerikan të Shtetit për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe.












































