Google search engine
Home Aktualitet Policia zbarkon në Vlorë, forcat e FNSH kryejnë kontrolle me dron

Policia zbarkon në Vlorë, forcat e FNSH kryejnë kontrolle me dron

0
208

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Bishan të Vlorës.

60 vjecari Seit Danaj, në gjendje të dehur, pasi ka debatuar me motrën e tij për motive të dobëta, ka marrë armën e gjahut dhe e ka qëlluar dy herë në këmbë, Bukuroshe Hoxhan.

66 vjeçarja është dërguar menjëherë në ambientet e spitalit të Vlorës ku dhe po merr mjekim dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi në banesën e motrës së autorit, rreth orës 16:25 të kësaj të premte, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e këtij konflikti, që çuan 60-vjeçarin në marrjen e një akti të tillë.

Ndërkohë që, policia ka rrethuar zonën në afërsi të fshatit Bishan. Autori është shpallur në kërkim, ndërsa për kapjen e tij po operojnë forcat e FNSH, policia e Vlorës, si dhe kryhen kontrolle me dron.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here