Google search engine
Home Aktualitet Operacioni ‘Shpirti’/ Shkatërrimi i grupit mafioz dhe ‘goditja’ e zyrtarëve të lartë,...

Operacioni ‘Shpirti’/ Shkatërrimi i grupit mafioz dhe ‘goditja’ e zyrtarëve të lartë, përfaqësuesi i Eurojust del me mesazhin e fortë: Kriminaliteti shqiptar e italian janë verifikuar në nivelet më të larta botërore

0
205

Pas finalizimit të operacionit ndërkombëtar ‘Shpirti’ të shtrirë në disa shtete, përfaqësuesi i Eurojust, Filippo Spiezia ka dhënë komentet e tij në konferencën e përbashkët.

Spiezia thotë se kriminaliteti shqiptar e italian janë të verifikuara tashmë në nivelet më të larta të kriminalitetit botëror dhe veprimi i fundit është shumë i rëndësishëm.

Ai komplimentoi autoritet shqiptare dhe të gjitha ato të përfshira në operacion ndërsa shton se pa luftuar pastrimin e parave s’mund të ketë zhvillim ekonomik.

“Faleminderit zoti prokuror, faleminderit për ftesën. Prokurorit të Barit, kolegëve të SPAK dhe Prokurorisë së Barit, Anti-Mafias, drejtorit të DIA-s, Policisë shqiptare dhe italiane të përfshirë në këtë operacion të shkëlqyer. Komplimentet e mia në këtë veprim të rëndësishëm.

Niveli shumë të lartë, krimi i organizuar transnacional.

Të sigurojmë ligjshmërinë dhe zhvillimin ekonomik. Pa luftuar riciklimin e parasë s’mund të ketë zhvillim ekonomik. Në një punë që është akoma më e gjatë, sepse kriminaliteti shqiptar dhe italian mafioz tashmë janë të verifikuara në nivelet më të larta të kriminalitetit botëror. Është shumë e rëndësishme që ky udhëtim të vazhdojë.

Faleminderit, është shumë e rëndësishme mbështetja nga Eurojust. Ne kemi prokuror përfaqësues aty dhe po shkëmbejmë informacion aty. ”- tha Spiezia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here