Kanë dalë në një konferencë urgjente kreu i SPAK, Arben Kraja, drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu dhe zyrtarë të lartë Italian për të dhënë detaje në lidhje me mega-operacionin e zhvilluar ndërkombëtar “shpirti”.about:blank
Kreu i SPAK në fjalën e tij shprehet se janë arrestuar disa zyrtarë të lartë dhe janë sekuestruar miliona euro pasuri.
Pasi falënderoi autoritetet italiane për bashkëpunimin e ngushtë, Arben Kraja informoi se gjatë operacionit u ekzekutuan 28 masa sigurie mes të cilëve dhe zyrtarë të lartë të prokurorisë dhe policisë.
“I rëndësishëm në grumbullimin e provave dhe në arritjen e një konkluzioni konkret. Ekzekutimi i 28 masave të sigurimit sot nga SPAK. Një moment i rëndësishëm është hetimi i gjithanshëm që është kryer. Është hetuar dhe vërtetuar i gjithë zinxhiri i trafikut të drogës. Është evidentuar dhe provuar përfshirja e zyrtarëve të ndryshëm publikë në këtë aktivitet duke favorizuar këtë aktivitet. Bëhet fjalë për prokurorë, punonjës policie, administratorë të pushtetit lokal. Gjithashtu janë sekuestruar pasuri të luajtshme dhe paluajshtme, aktivitete tregtare me disa milionë euro vlerë.
Kanë qenë 4 bashkëpunëtorë të drejtësisë që kanë dhënë kontributin e tyre në këtë hetim.
Kemi pasur akuza dhe për pastrim të produkteve të veprës penale. Një vit më parë ishin në një konferencë në Romë ku sqaruam fazën e parë të këtij operacioni dhe unë theksova se do t’i shkojmë deri në fund hetimit për të zbuluar këdo që është i përfshirë që të përgjigjet penalisht, përfshirë dhe zyrtarë publikë.
Jemi në situatën ku e kemi mbajtur premtimin dhe do vazhdojmë në të njëjtën rrugë”, deklaroi Kraja.









































