Një prokuror, shefi i sektorit të trafiqeve në drejtorinë e përgjithshme të policisë dhe një ish-oficer i policisë janë mes 38 të arrestuarve nga finalizimi i operacionit të koduar “Shpirti”, mes forcave të policisë e drejtësisë italiane e shqiptare.
Bëhet fjalë për prokurorin e Vlorës, Maksim Sota, i vendosur në arrest shtëpie me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Shefin e sektorit të trafiqeve në drejtorinë e Përgjithshme të policisë, Ilir Balla, gjithashtu në arrest “shtëpie” për shpërdorim detyre.
Por kush e fundosi Sotën dhe Ballën?
4 bashkëpunëtorë të drejtësisë, dhanë informacione duke ndihmuar autoritete shqiptare dhe ato italiane, ku në kuadër të operacionit ‘Shpirti’, kanë zbuluar trafikun ndërkombëtar të drogës.
Ndërkohë bëhet me dije se në lidhje me këtë operacion, janë lëshuar urdhër-arreste edhe në Vlorë, por ende nuk ka më shumë detaje. Operacioni antidrogë po zhvillohet nga Anti-Mafia italiane, SPAK dhe Policia e Shtetit.









































