Google search engine
Home Politike Drejtesi Futet në ngërç procesi për plotësimin e Gjykatës së Lartë, tërhiqet në...

Futet në ngërç procesi për plotësimin e Gjykatës së Lartë, tërhiqet në mënyrë të mistershme Saida Dollani, 4 kandidatë nuk kalojnë vetingun

0
219

Gjykata e Lartë duket se po fute në ngërç në një situatë kur të gjithë presin plotësimin me 9 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Nesër Gjykata e Lartë mbyll garën për 3 vendet e fundit vakante në Kushtetuese, por mbetet të shihte se sa shpejt do të plotësohet numri me 10 anëtarë për të bërë emërimin e emrave. Kushtetuesja ka 9 anëtarë sipas ligjit, ku 3 i emëron Kuvendi, 3 Presidenti dhe 3 Gjykata e Lartë. Dy institucionet e para e kanë mbyllur këtë proces, por tashmë kanë ngelur 3 vakanca nga Gjykata e Lartë, e cila nuk bënte dot asnjë veprim sepse u boshatis nga vetingu. Që Gjykata e Lartë të marrë vendim duhet që së paku të ketë 10 anëtarë. Ajo momentalisht ka 7. Dje KLGJ u mblodh për këtë proces, ku u bë me dije se kandidatja Saida Dollani ka dhënë dorëheqjen nga gara dhe u sualifikua. Nuk dihen arsyet e kësaj tërheqje. Pra situata vështirësohet pasi kohët e fundit 4 kandidatët për në Gjykatën e Lartë kanë ngelur në veting. Më konkretisht: Alma Hicka; Etleva Temo; Marjana Shegani dhe Klodiana Gjyzari. Katër kandidatet janë skualifikuar nga ky proces. Kur u hap garë për Gjykatën e Lartë pati shumë kandidatë, por duket se kanë nisur të largohen rrugës, disa për shkak të dorëheqjes dhe disa për shkak të ngeljes në veting.

Ngritja e Gjykatës së Lartë

Gjatë vitit 2020, KLGJ ka punuar intensivisht për funksionalizimin e plotë të GJL duke shpallur 11 vende vakante nga radhët e gjyqtarëve nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë për: 3 vende vakante në fushën e të drejtës civile; 4 vende vakante në fushën e të drejtës administrative 4 vende vakante në fushën e të drejtës penale. Për këtë qëllim u miratuan vendime për plotësimin e paketës nënligjore për përzgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. Në bazë dhe për zbatim të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, u miratuan 6 akte që plotësojnë tërësisht Skemën e Vlerësimit të Gjyqtarëve. Këto akte sigurojnë një kuadër bazë, të unifikuar dhe transparent të vlerësimit të gjyqtarëve, duke bërë të mundur zhvillimin dhe ngritjen në detyrë në bazë të meritës. Këshilli i Lartë Gjyqësor administroi 23 dosje kandidatësh nga radhët e gjyqësorit. Nga 11 procedurat e nisura, u përfunduan 4 emërime përmes procedurës së ngritjes në detyrë në fushën e së drejtës penale. Ndërsa 7 procedurat e tjera janë ende në shqyrtim në pritje të përfundimit të procesit të rivlerësimit kalimtar vlerësimeve etike-profesionale për kandidatët si dhe vështirësive të tjera objektive. Për 7 vendet vakancat kishin aplikuar 5 persona dhe me ngeljet në veting dhe dorëheqjet vështirësohet puna për të çuar në 10 numrin e anëtarëve në Gjykatën e Lartë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here