Google search engine
Home Aktualitet “Armë zjarri të sekuestruara dhe mijëra euro cash”/ Ardi Veliu tregon për...

“Armë zjarri të sekuestruara dhe mijëra euro cash”/ Ardi Veliu tregon për të tjera arrestime që priten: Sot po bëhen sekuestrimet, kemi shpërndarë informacionin për personat në kërkim

0
199

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu gjithashtu ka dhënë detaje për operacionin ndërkombëtar në disa shtete kundër një rrjeti të trafikut të drogës. Veliu tha se sot është finalizuar ekzekutimi i 18 urdhër-arresteve, janë sekuestruar armë zjarri dhe para cash.

“Pas një pune 3-vjeçare policia e shtetit ka qenë aktive, sot në mëngjes kemi finalizuar ekzekutimin e 18 urdhër-arresteve të lëshuara.

Janë sekuestruar dhe 2 armë zjarri. Janë sekuestruar dhe 60 mijë euro. Sot oficerët e Policisë së Shtetit janë duke ekzekutuar urdhrat për sekuestrot. Qysh mbrëmë nëpërmjet Interpolit kemi shpërndarë dhe kemi bashkëpunuar për personat e shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ndjehem i vlerësuar si Drejtori i policisë kur dëgjoj vlerësim për organizatën që drejtoj. Do vazhdojmë të jemi pjesë aktive në gjithë hetimet që janë duke u zhvilluar dhe kontribuojmë për finalizimin me sukses të këtyre”, deklaroi Veliu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here