Një i mitur nga Ukraina, i cili së bashku me familjen e tij kishte shkuar në Sarandë për pushime është dërguar me urgjencë në spital. Mësohet se 12-vjeçari me iniciale V.K kishte konsumuar sasi të mëdha të dozave të ibuprofenit.
Gjendja e tij u përkeqësua, duke bërë që të dërgohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Mësohet se imitur është paraqitur fillimisht në spitalin Sarandë pasi kish konsumuar 5 tableta Ibuprofen 400mg. Për rrjedhojë është intoksikuar.
Gabimisht medikamenti iu dha fëmijës nga nëna e vet, e cila mendoi ta mjekonte për diarrenë me Loperamid, por e kishte ngatërruar.
Sipas bluzave të bardha fëmija në spital nga kjo ngatërresë medikamentedh kishte probleme të tilla si dhimbje të forta barku dhe koke, urinim të pakët, letargji (përgjumje),konvulsion deri në komë.









































