Google search engine
Home Sport Hysaj refuzon rinovimin me Napolin, prezantohet sot tek Lacio, Berisha përfundoi tek...

Hysaj refuzon rinovimin me Napolin, prezantohet sot tek Lacio, Berisha përfundoi tek Torino me porosi të De Biazit

0
214

Lojtarët e Kombëtares po presin përgjigje pozitive nga negociatat që po zhvillojnë në këtë periudhë me klube të ndryshme elitare në Europë, por vëmendjen kryesore në këtë fazë të merkatos së verës e ka marrë mbrojtësi dhe njëherësh kapiteni i përfaqësueses, Elseid Hysaj, i cili ka refuzuar të rinovojë kontratën me Napolin dhe pritet ditën e sotme të arrijë marrëveshjen me Lacion. Të paktën kështu shkruajnë mediumet italiane, por nuk përjashtohet mundësia që në mesnatë Napoli të rrisë ofertën financiare për pagë më të mirë për Hysajn dhe shqiptari të pranojë të zgjasë qëndrimin në radhët e të kaltërve napolitanë.

Mediat italiane: Hysaj është tashmë lojtar i Lacios

Mbrojtësi Elseid Hysaj pritet të nënshkruajë të enjten kontratë katërvjeçare me skuadrën e Lacios, ka raportuar gazetari italian Alfredo Pedulla për sajtin e afërt me skuadrën nga Roma “La Lazio Siamo Noi”. Ai ka thënë se menaxheri i Hysajt do të takohet me drejtuesit e Lacios të enjten për ta përfunduar procedurën e marrëveshjes. “Takimi midis Elseid Hysajt dhe Lacios nuk do të zhvillohet të mërkurën, por të enjten për të zyrtarizuar kontratën 4-vjeçare. Shqiptari do të ribashkohet me trajnerin Maurizio Sarri te Lacio”, ka thënë gazetari italian. Kontrata e 27-vjeçarit me Napolin skadon të enjten, por ka refuzuar të nënshkruajë kontratë të re dhe do të transferohet te Lacios si lojtar i lirë.

Berishën tek Torino e “sponsorizoi” de Biazi

Ish-trajneri i përfaqësueses kuqezi, Xhani de Biazi, besohet se ka “sponsorizuar” kalimin e Etrit Berishës tek Torino. Kjo pasi tekniku italian e njeh mirës këtë klub, si dhe drejtuesit e tij, pasi e ka drejtuar më parë këtë skuadër. Duhet thënë se De Biazi ka promovuar shumë lojtarë të Kombëtares që të kalojnë në ekipe cilësore në Serinë A. Më herët ai e kishte bërë këtë gjë edhe mne mbrojtësin Berat Gjimshiti, para se Atalanta të vendoste që ta merrte në pronësi të tij. Zyrtarët e klubit kishin telefonuar De Biazin dhe ai u kishte dhënë garanci se me pak punë ai bëhet superlojtar dhe ashtu rezultoi, pasi Gjimshiti është sot një nga pikat e forta të Atalantës. Siç kemi shkruar prej dy ditësh, Etrit Berisha në ditët në vijim do të prezantohet si portieri i ri i Torinos pasi kapiteni i përfaqësueses shqiptare ka gjetur akordin për transferimin te klubi i Serisë A nga radhët e SPAL. Një marrëveshje që u intereson të gjitha palëve pasi Berisha do të ruajë rrogën prej 1 milionë eurosh e një shumë e tillë do të shkojë në arkat e SPAL që nuk do të humbasë me zero portierin pas eksperiencës dyvjeçare atje. Berisha është një portier me shumë eksperiencë që pritet të jetë protagonist edhe në radhët e Torinos, duke luajtur për një vend titullari. Por ish-mesfushori i Italisë, Xhixhi Di Biaxhio, mendon se mbi të gjitha ai do të japë një kontribut të rëndësishëm për grupin e lojtarëve. “Në vitin 2020 kisha në dispozicion Berishën për thuajse një muaj, pastaj pësoi një frakturë në dorë dhe e mbylli sezonin më shpejt se sa duhej. Por edhe pa luajtur ai tregoi se ishte shumë i rëndësishëm për grupin. Etriti ka sjelljen dhe mentalitetin e një lideri. Për Torinon padyshim do të ishte një goditje shumë e rëndësishme në merkato”, tha ish-mesfushori italian i cili drejtoi për disa muaj SPAL-in.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here