Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi akuzohet për përdhunimin e një turisteje gjermane në ishullin e Kosit.
Sipas mediave greke, ngjarja mendohet se ka ndodhur të hënën pasdite, kur ajo pretendoi se i riu shqiptar ende i paidentifikuar e ndoqi nga pas kur po kthehej në hotel, e çoi në plazh dhe më pas e dhunoi seksualisht.
“Jam përdhunuar në plazh. Po shkoja në hotel dhe ai nuk më la,”-tha 27-vjeçarja para Policisë greke, pasi identifikoi atë që e cilësoi si agresorin ndaj saj. Ndërkohë që shqiptari nga ana tjetër e mohon kategorikisht akuzën.
Tani gjithçka mbetet në dorë të ekzaminimit mjeko-ligjor për të zbardhur gjithë çfarë ka ndodhur dhe të hedhë dritë mbi akuza.









































