Google search engine
Home Politike Agravojnë përplasjet mes socialistëve të Vlorës/ Këshilli Bashkiak zhvilloi mbledhjen në rrugë,...

Agravojnë përplasjet mes socialistëve të Vlorës/ Këshilli Bashkiak zhvilloi mbledhjen në rrugë, reagon ‘flakë për flakë’ Dritan Leli: Kursejini këto shfaqje të panevojshme

0
215

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli ka reaguar përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale pas mbledhjes që p\o mban sot përpara teatrit ‘Petro Marko’ Këshilli Bashkiak.

Leli ka reaguar me një video nga Italia ku ndodhet për një vizitë zyrtare. Me anë të videos, Leli ka shpjeguar se anëtarët e Këshillit Bashkiak sërish nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen e planifikuar për t’u bërë online. Ndërsa ka kërkuar që këshilltarët bashkiakë t’i kursejnë këto shfaqje të cilat ai i konsideron si të panevojshme për qytetin.

“Sipas njoftimit që ju kam dërguar, prita të diskutonim sot online mbledhjen e kërkuar, por askush nga këshilltarët nuk u paraqit. Uroj që mbledhjet e Këshillit Bashkiak, sot dhe gjithmonë, të ruajnë seriozitetin institucional dhe protokollar për t’i kursyer qytetit shfaqje të panevojshme.”, shprehet Leli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here