Google search engine
Home Politike “Jeni legena, nuk ju pyes”/ Pronari zbulon të vërtetën e përplasjes së...

“Jeni legena, nuk ju pyes”/ Pronari zbulon të vërtetën e përplasjes së Pjerin Ndreut me policinë: Brenda lokalit ishin dhe zyrtarë të tjerë

0
304

Në Shqipëri, kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu është paditur nga punonjësit e një patrulle policie pasi sipas tyre ai ka ndërhyrë duke penguar shoqërimin e pronarit të një hoteli i cili refuzonte të fikte muzikën përtej orarit të lejuar.

Gjatë një patrullimi në bregdet për respektimin e orës policore, efektivët kanë kërkuar që të ndërpritet muzika dhe lokali të mbyllet, por kanë hasur në kundërshtimin e pronarit të subjektet në fjalë.

Mediat raportuan se në incident është përfshirë edhe kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu.

Por lidhur me këtë lajm ka reaguar vetë pronari i lokalit, Vladimir Gjekaj, i cili ka treguar se arsyen pse nuk e fiku muzikën dhe mohoi të ketë pasur përplasje mes efektivëve dhe Ndreut.

“Dola dhe u sqarova me efektivët e policisë. Ju thashë se nuk e fik muzikën. Më shoqëruan në komisariat. S’ka pasur përplasje mes policëve dhe kryebashkiakut Pjerin Ndreu. Mendoj se çështja është politike. Ndreu ishte aty kur erdhën policët. Ata thanë se nuk e njihnin kryebashkiakun. Nuk pranova të fik muzikën, kisha të ftuar, ishte Ndreu dhe zyrtarë të tjerë”, deklaroi Gjekaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here