Google search engine
Home Sport Anglia shkruan historinë, eliminon Gjermaninë nga “Euro 2020”

Anglia shkruan historinë, eliminon Gjermaninë nga “Euro 2020”

0
230

Anglia shkruan historinë. Për herë të parë fiton ndaj Gjermanisë në fazën me eliminim direkt dhe shkon në çerekfinale të Euro 2020. “Tre Luanët” triumfojnë 2-0 në “Wembley” dhe tani kërkojnë të fitojnë turneun.

Pas 75 minutash lojë ndeshja zhbllokohet. Steerling është ai që pas një aksioni të bukur arrin të mposhtë portierin Neuer. Grealish pason në të majtë për Shaw, anësori anglez vendos në mes një top të ulët të shkëlqyeshëm për Sterling, Ginter del bosh, numri 10 nuk gabon. Goli i tretë i Sterling në Euro 2020.

Për të mbyllur fitoren historike të anglezëve mendon Harry Kane. Kapiteni shënon me kokë pas një krosimi ideal. Goli i parë për Kane, por me shumë vlerë. Gjermanët janë të pafuqishëm, Anglia kalon më tej.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here