Google search engine
Home Politike A do ta shkarkojë Ardi Veliun pas ngjarjes në Velipojë?/ Përgjigjet kreu...

A do ta shkarkojë Ardi Veliun pas ngjarjes në Velipojë?/ Përgjigjet kreu i qeverisë

0
231

Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët nëse do të largohet nga detyra kreu i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, pas ngjarjes së rëndë në Velipojë ku mbetën të vrarë katër persona.

Sipas Ramës, nëse vendet, shtetet, qeveritë do të niseshin nga raste të tilla për të hequr njerëz, atëherë nuk do të ngelte më askush që të merrte përsipër një detyrë.

Në rastin konkret, sipas Ramës, policia nuk është në një situatë problematike, por drejt një fuqizimi të mëtejshëm. Pra, nuk ka asnjë problematikë më të madhe se ç’kishte përpara këtyre ngjarjeve që kanë ndodhur së fundmi në vendin tonë.

“Nëse i referoheni kësaj ngjarjeje që ka të bëjë me ngrëniet e kokave mes njëri – tjetrit, edhe aty do të shikojmë reagimin e Policisë së Shtetit, kapacitetin e zbardhjes së ngjarjes dhe të ndalimit të autorëve, këshut që nuk është krizë në Policinë e Shtetit për mua’, – u shpreh ndër të tjera Kryeministri Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here