Google search engine
Home Sport Shikoni pamjet që po qarkullojnë me shpejtësi, gjesti i Ronaldos ka indinjuar...

Shikoni pamjet që po qarkullojnë me shpejtësi, gjesti i Ronaldos ka indinjuar të gjithë portugezët, e pazakontë ajo çfarë ndodhi në fund të ndeshjes

0
230

Eliminimi i Portugalisë në Kampionatin Europian mbylli zyrtarisht sezonin e Cristiano Ronaldos, duhet thënë një sezon aspak i mirë në planin e trofeve teksa në atë individual nuk kanë munguar golat dhe rekordet.

Në fushë pas takimit u pa një Ronaldo shumë i zhgënjyer dhe që Lukaku nuk nguroi ta përqafonte e ta inkurajonte por gjithsesi kamerat nuk kanë lënë pa kapur disa momente që po bëjnë xhiron e rrjetit dhe që ka indinjuar të gjithë tifozët portugezë e jo vetëm.

Bëhet fjalë pas vërshëllimës finale kur lojtarët po i drejtoheshin dhomave të zhveshjes dhe Ronaldo që e kishte hedhur në fund të ndeshjes shiritin e kapitenit e merr sërish por ndërkohë i nervozuar duke ecur e hedh atë sërish. Nuk ndalet me kaq pasi lojtari e gjuan me këmbë shiritin dhe një pjesëtar i stafit e merr dhe i flet sulmuesit i cili dy herë me lëvizje dore i kthehet aspak në mënyrë të qetë.

Imazhet duken qartë dhe janë shumë surprizuese sidomos për tifozët portugezë dhe në mediat vendase nuk është pritur aspak mirë teksa zhgënjimi i lojtarit është në planin personal pasi edhe këtë vit e shikon veten larg Topit të Artë.

Kujtojmë që është hera e dytë që Ronaldo e bën diçka të tillë pasi e hodhi shiritin edhe në ndeshjet eliminatore ndaj Serbisë në fund të ndeshjes për një gol të anuluar padrejtësisht nga arbitri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here