Google search engine
Home Politike “Përgjegjësia direkte mbi drejtorin e Policisë së Shtetit”, eksperti i kriminalistikës ngre...

“Përgjegjësia direkte mbi drejtorin e Policisë së Shtetit”, eksperti i kriminalistikës ngre alarmin për situatën në vendin tonë

0
222

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi e bëri përgjegjëse sot prokurorët dhe gjyqtarët për ngjarjet kriminale që kanë ndodhur ditët e fundit në vendin tonë.Ad by Valueimpression

Por eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuça thotë në një intervistë për Report TV, se përgjegjësia bie mbi drejtuesin e Policisë së Shtetit dhe se ministri Çuçi nuk ka pse të justifikojë policinë.

Karamuça thotë se këto ngjarje nuk kanë lidhje me prokurorët dhe gjyqtarët. Sipas tij këto kanë lidhje me një strategji jo të mirë menduar nga ana e Policisë së Shtetit, për mënyrën sesi duhet përballuar ky sezon veror i cili po vjen më shumë intensitet të lartë kriminal.Ad by Valueimpression

“Deklaratat e tij dalin përtej kompetencave që ka një drejtues i Ministrisë së Brendshme. Duhej të prononcohej drejtori i Policisë së Shtetit mbi të cilin bie përgjegjësia direkte. Ministri nuk ka pse të justifikojë policinë. Nuk mund të themi që për të gjitha gjërat që ndodhin sot, fajin e ka një prokuror apo një gjyqtar. Këto ngjarje nuk kanë lidhje fare me gjykatat dhe prokurorinë por kanë lidhje me një strategji jo të mirë menduar nga ana e Policisë së Shtetit, sesi duhet përballuar ky sezon veror i cili po vjen më shumë intensitet të lartë kriminal.”- tha Karamuça.

Sa i takon ndryshimit të drejtuesve të policisë, Karamuça u shpreh se çështjet e sigurisë publike nuk janë çështje emrash, por strategji të mirëfillta të metodave dhe taktikave që duhet të paraqesë policia e shtetit në lidhje me këto situata të kriminale.

“Eksperienca ka treguar se çështjet e sigurisë publike nuk janë çështje emrash, nuk janë strategji rokada emrash, por strategji të mirëfillta të metodave dhe taktikave të reja që duhet të përqasë policia e shtetit në lidhje me këto situata të pazakonta. Do të ketë situata të tilla edhe në vijim. Policia në këtë rast nuk është i mirë ky apo i keq një tjetër, ka të bëjë me ndryshimin e një strategjie dhe futja e elementëve të rinj taktik në lidhje me sjelljen e Policisë së Shtetit.”- tha Karamuça.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here