Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka dalë në një konferencë urgjente për mediat pas masakrës që ka ndodhur në Velipojë ku mbetën katër persona të vdekur dhe dy persona të plagosur.
Çuçi me tone të forta ka paralajmëruar që menjëherë të nisë ristrukturimi i Kupolës së Policisë së Shtetit dhe të merren masat për prokurorët dhe gjyqtarët që kanë liruar ata që Policia ka prangosur.
Çuçi në fjalën e tij përmend edhe emra konkret të prokurorëve dhe gjyqtarëve të njohur.
“Prokurorët e gjyqtarës, si Elida Çufi në Shkodër, apo dyshja Elona Alvora dhe Albert Spiro në Vlorë. Si dhe prokurori Erind Rahovica dhe Piro Sota në Fier duhet të reflektojnë, u shpreh Çuçi në fjalën e tij.
“Duhet të reflektojnë prokurorë e gjykatës që nuk kanë kaluar vettingun dhe operojnë vendimin KÇK. Policia parandalon por nuk dënon shkelës e kriminelë. Mjafton të marrim një shembull, kemi shtrënguar masat kundër armëjmbajtjes pa leje. Janë ndaluar në flagracë 3 persona me precendtë të rrezikshëm. Madje në një rast, arma kishte edhe fishek në fole. Por prokurorët e gjyqtarës, si Elida Çufi në Shkodër, apo dyshja Elona Alvora dhe Albert Spiro në Vlorë. Si dhe prokurori Erind Rahovica dhe Piro Sota në Fier”, theksoi ministri në fjalën e tij para mediave.
Çuçi ka folur edhe për ngjarje e fundit, ku ka siguruar që Policia do pajiset edhe me dronë super intelegjint për të lehtësuar punën.
“Ngjarjet e fundit janë të rënda. Policia e Shtetit as nuk ndjek çdo makinë dhe as nuk mund të parandalojë një sherr në orën 1 të natës mes dy fqinjëve. Dy raste kërkojnë reflektim nga të gjithë përfshirë këtu edhe Policinë e Shtetit. Policisë do ti vëmë në dispozicion edhe dronët super inteligjent. Policia ndalon dhe nuk dënon shkelës kriminelë. Nga muaj i fundit ne kemi shtrënguar masat e armëve pa leja. Janë ndaluar tre persona së fundmi me precedencë penale” tha Çuçi.










































