Google search engine
Home Sport Lot dhe zhgënjim! Ndodh surpriza e parë në EURO2020, skaulifikohet Holanda

Lot dhe zhgënjim! Ndodh surpriza e parë në EURO2020, skaulifikohet Holanda

0
227

Euro 2020 vazhdon të dhurojë emocione, duele të forta dhe “surpriza”. Ashtu si ndodhi me Holandën, që sot bëri gjithçka keq në “Puskas Arena” të Budapestit, aty ku humbi 0-2 ndaj Çekisë.

Tulipanët e De Boer në shtëpi dhe kombëtarja çeke në çerekfinalet e Euro 2020, Rezultat fantastik për ekipin e Jaroslav Silhavy, që luajti shumë mirë, pati durim, shfrytëzoi daljen me karton të kuq të Matthijs De Ligt dhe shënoi dy golat e fitores brenda 12 minutave.

Pjesa e parë ishte e vakët në raste, teksa ndeshja ndryshoi në minutën e 55-të. Matthijs De Ligt nuk po arrin të evitojë prekjet me dorë, diçka që i ka ndodhur në disa raste edhe te Juventusi, dhe u përjashtua nga lojë me të kuq si lojtar i fundit (VAR).

Tre minuta më parë, Donyell Malen humbi një shans të artë për Holandën. Çekia e shfrytëzoi në perfeksion faktin që ishte me një lojtar më tepër. Në minutën e 68-të erdhi goli me kokë i Tomas Holes, lojtarit të Slavia Prague.

Në minutën e 80-të erdhi edhe goli që vulosi suksesin çek. Sulmuesi i Leverkusen, Patrik Schick veproi bukur në zonë dhe gjeti golin e katërt personal në Euro 2020. 0-2 për Çekinë, që do sfidojë Danimarkën për një biletë në gjysmëfinalen e Euro 2020. Lot dhe zhgënjim te Holanda. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here