Google search engine
Home Aktualitet Lajm i mirë, as test dhe as vaksinë/ Një tjetër shtet Evropian...

Lajm i mirë, as test dhe as vaksinë/ Një tjetër shtet Evropian heq kufizimet për Shqipërinë, ja çfarë duhet të keni me vete

0
235

Spanja ka hequr të gjitha kufizimet për udhëtarët nga Shqipëria. Ky vendim ka ardhur pas futjes së Shqipërisë në “listën e gjelbër” nga BE.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka njoftuar se për ata që duan të udhëtojnë drejt këtij vendi nuk kanë nevojë për asnjë kriter testi dhe vaksine. I vetmi kriter është plotësimi i Formularit të Kontrollit Shëndetësor.

“As testi, as vaksinat nuk janë të detyrueshme. Mjafton bileta, pasaporta dhe maska. Ju lutem vetëm të plotësoni Formularin e Kontrollit Shëndetësor (FCS)”, shkruhet në njoftim.

 Hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Spanjë.

As testi, as vaksinat nuk janë të detyrueshme. Mjafton bileta, pasaporta dhe maska.

 Ju lutem vetëm të plotësoni Formularin e Kontrollit Shëndetësor (FCS), të cilin mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:

https://www.spth.gob.es/create (individ)

https://www.spth.gob.es/create-group (grup/familje)

Nëse 14 ditët e fundit keni vizituar vende të tjera përpara udhëtimit në Spanjë, ju duhet patjeter PCR i 48 orëve të fundit, vaksinat e miratuara nga EMA apo OBSH, apo vërtetim i autoriteteve shëndetësore që e keni kaluar Covid 19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here