Google search engine
Home Aktualitet U vra pas përplasjeve me armë në Velipojë, 20-vjeçari kishte nisur dje...

U vra pas përplasjeve me armë në Velipojë, 20-vjeçari kishte nisur dje punën si kamarier në hotel

0
419

Myzerim Zeneli, 20-vjeçari që mbeti një prej viktimave të ngjarjes tragjike në Velipoje, kishte dje ditën e parë të punës.

Ai kishte nisur punë si kamarier në Hotel ‘Gocaj’ dhe fatkeqësisht dita e parë e punës e tij do të ishte edhe dita e fundit e jetës për të. Zeneli ndodhej prezent kur dy familjet Ferracaku dhe Gocaj janë konfliktuar me armë ndërkohë që si pasojë e plagëve nuk ka mundur të mbijetojë.

Ai vdiq, si pasojë e konfliktit mes pronarëve të dy hoteleve. Ferracaku, pronari i Hotel ‘Fantazia’ u përplas me armë me vëllezërit Gocaj, pronarë të hotelit ‘Gocaj’. Bizneset e tyre ndodheshin vetëm 50 metra larg njëri-tjetrit. Kujtim Ferracaku i shkoi mbrëmjen e djeshme familjes Gocaj për tu sqaruar, mirëpo debati mes tyre u përshkallëzua në përdorimin e armës.

I pafajshmi në këtë histori ishte Myzerim Zeneli, 20-vjeçari që sapo nisi punë, mirëpo nuk mundi që ta gëzonte për më gjatë atë pozicion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here