Kanë qenë duke debatuar me njeri-tjetrin dhe më pas kanë nxjerrë armët. Kështu ka nisur konflikti në Velipojë për hapësirat e çadrave mes pronarëve të dy hoteleve në Shkodër, që përfundoi me 4 të vrarë dhe dy të plagosur me armë zjarri.Ad by Valueimpression
Të vrarë mbetën Kujtim Ferracaku 59 vjeç, Xhovani Gocaj 25 vjeç, Edmond Gocaj 38 vjeç, vëllezër dhe Myzerim Zeneli, 20 vjeç, punonjës i çadrave.
Dy të plagosurit Hasan Ferracaku, 54 vjeç dhe Elmilind Dyli, 17 vjeç, dyshohen si autorë në ngjarje.
Gazetari Senad Nikshiqi raportoi se çështja e hapësirave publike në plazhin e Velipojës ka sjellë çdo vit problematika dhe konflikte në këtë zonë, por kjo ishte e para e këtyre përmasave tragjike.









































