Google search engine

    Pronar i një hoteli, në 2018 i vranë djalin, kush është biznesmeni që mbeti i vrarë në Velipojë, i plagosur i vëllai

    0
    255

    Biznesmeni Kujtim Ferracaku, 59 vjeç mbeti i vrarë gjatë konfliktit me armë pas mesnatës së kaluar në Velipojë. Ferracaku ishte pronar i hotel “Fantazia” në Velipojë, teksa i plagosur ka mbetur dhe vëllai i tij Hasani. 

    Kujtim Ferracaku është babai i Arjan Ferracakut, 31-vjeçairt i cili u gjet i vrarë më 1 shtator 2018 në zonën e Livadhes në periferi të Shkodrës. Familja e tij kishte dhe biznese të tjera në Shkodër dhe Velipojë.

    Nga konflikti ka mbetur i plagosur dhe Hasan Ferracaku, vëllai i Kujtimit dhe xhaxhai i Arjanit, që sipas policisë së bashku me Elmilind Dylin, 17 vjeç, gjithashtu i palgosur dyshohen si autorë të përfshirê në konfliktin e armatosur.

    Shkak për vrasjen u bë konflikti për vendosjen e shezlongëve në hapësirat e dy hoteleve që janë të vendosur 50 metra në distancë nga njëri-tjetri.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here