Pronari i një lokali në Sarandë është gjobitur me 10 milionë lekë pasi e mbante hapur biznesin edhe jashtë fashës orare të lejuar.
Policia bën me dije se lokali është në pronësi të I.S, ndërkohë që janë proceduar penalisht edhe dy klientët S. A., 49 vjeç, dhe A. C., 41 vjeç, banues në Sarandë, të cilët kanë kundërshtuar policinë.
Njoftimi i policisë:
Vijon puna për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Mbante hapur lokalin jashtë fashës orare, gjobitet me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i lokalit.
Procedohen penalisht dhe 2 shtetas, klient të lokalit, kundërshtuan punonjësit e Policisë.







































