Nuk është vetëm Kupa e Amerikës dhe Euro2020 që po emocionon sportdashësit, por edhe “Tour de France”, sporti tradicional në këtë shtet, që ndiqet me interes të madh.
Këtë fakt ndoshta ka dashur ta shfrytëzoj një fans i cili me shumë dëshirë ka dashur të dalë në kamera, por që plani i doli për keq. Gara e cila po zhvillohet këtë të shtunë është ndërprerë pas një aksidenti masiv.
Tifozi me një tabelë të shkruar buzëqeshte para kamerës, duke i zënë rrugën një prej çiklistëve. Rrëzimi i çiklistit gjerman Tony Martin ka shkaktuar rrëzimin e shumë garuesve të tjerë pas tij. Për pasojë, gara është ndërprerë për 5 minuta derisa të pastrohej pista.
Fatmirësisht asnjë prej konkurrentëve nuk pësoi dëmtime serioze dhe gara rifilloi normalisht.







































