Google search engine
Home Aktualitet Degjeneron sherri mes taksistëve në Sarandë, i riu plagoset me sëpatë

Degjeneron sherri mes taksistëve në Sarandë, i riu plagoset me sëpatë

0
311

Një konflikt mes dy taksistëve në Sarandë ka degjeneuarr në përdorimin e mjeteve të mprehta.

Mësohet se përplasja ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën Turizëm-Kanali i Çukës, teksa i plagosur ka mbetur 24-vjeçari I. Hoxha.

I riu është plagosur rëndë me sëpatë në shesh pushimin e taksive. Hoxhës iu janë prerë tendinat e gishtave të dorës dhe është nisur me urgjence në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërkohë policia ka arrestuar autorin 32-vjeçarin B.Lamçe.

Shkak për ngjarjen është bërë një konflikt për motive të dobëta lidhur me klientelën pasi viktima punon taksist i licencuar ndërsa autori, Bilal Lamçe, i palicencuar.

Ky i fundit prej vitesh ishtë i punësuar si picier në një biznes privat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here