Google search engine
Home Aktualitet “O lulet e nënës çfarë më bëtë”/ Kishte dy vite pa i...

“O lulet e nënës çfarë më bëtë”/ Kishte dy vite pa i takuar mbesat e vajzën dhe i humbi dje në aksidentin tragjik në Vlorë, gjyshja i përlot të gjithë me thirrjet e saja dëshpëruese gjatë ceremonisë mortore (VIDEO)

0
555

Thirrjet drithëruese të nënës së Silvana Gushit teksa po përcjell për në banesën e fundit vajzën , 2 mbesat dhe dhëndrin e saj i kanë përlotur të gjithë.

Pamjet trishtuese tregojnë të ëmën e Silvanës të veshur me të zeza, e cila duket se nuk mund të qëndrojë dot në këmbë nga dhimbja, ndërsa thërret me të madhe ‘o lulet e nënës çfarë më bëtë’.

Eduart Gushit, 44 vjeç, gruas së tij, Silvana Gushi, 33 vjeçe, dhe dy vajzave të tyre të mitura, Anastasia dhe Eva, që humbën jetën në aksidentit tragjik të një dite më parë, iu dha sot lamtumira e fundit nga familjarët, mes dhimbjeve dhe lotëve.

Aksidenti i rëndë u regjistrua mëngjesin e djeshëm në autostradën Fier-Vlorë, ku makina tip ‘Audi’, qe drejtohej nga 22-vjeçari Igli Madani, me shpejtësi skëterrë, përplasi automjetin tip “Toyota”, me të cilin po udhëtonin familja Gushi. Përplasja ka qenë aq e fortë sa makina ‘Toyota’ u shtyp dhe u shkatërrua totalisht. Për shkak të deformimit të madh të pësuar të ‘Toytos’, prindërit dhe dy vajzat e mitura mbetën të bllokuara  brenda mjetit dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikëses dhe përdorimi i gurit freksibël për t’i nxjerrë ato. Aksidenti tragjik tronditi jo pak opinionin publik, duke sjellë reagime të shumta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here