Google search engine
Home Aktualitet Vrasja e Biznesmenit Ilir Rexhepi/ Zbardhen detaje të reja për autorin që...

Vrasja e Biznesmenit Ilir Rexhepi/ Zbardhen detaje të reja për autorin që posedon dy emra

0
258

Zbardhet vrasja e biznesmenit Ilir Rexhepi, krim i ndodhur më 30 vjetor të 2011 në Elbasan. Ka qenë një gjurmë gjaku që ka zbuluar autorin, ndërsa Gjykata e Elbasanit ka shpallur në kërkim Mihal alias Mirgen Toshi, ndërsa ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij.

Mihal alias Mirgen Toshi është i dyshuari kryesor për krimin e ndodhur 10 vjet më parë në Elbasan, ku mbeti i vrarë me disa plumba, biznesmeni Ilir Rexhepi.

Autori ndodhet në një tjetër burg

Por në këtë fazë ku ndodhen hetimet, ai s’mund të arrestohet pasi ndodhet në një burg të Selanikut në Greqi.  Burimet bëjnë me dije se Mihal Toshi, ndodhet në Selanik të Greqisë, ku po vuan dënimin  me 16 vite burg për trafik droge.

Kujtojmë se Mihal Toshi, është vëllai i Damiano Toshit, i cili është dënuar nga gjykata e Elbasanit me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy basketbollistëve të “Skëndërbeut” në Korçë, Sokol Jahollarin dhe Rafael Rizan, si dhe plagosjen e Julian Beckës.

Toshi është zbuluar nga një analizë ADN-je gjaku, njolla të cilat u gjendën në vendin e krimit, ku u ekzekutua Ilir Rexhepi në Elbasan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here