Google search engine
Home Bota U fotografua duke tradhtuar gruan me sekretaren e tij, reagon ministri i...

U fotografua duke tradhtuar gruan me sekretaren e tij, reagon ministri i Shëndetësisë

0
262

Ministri Britanik i Shëndetësisë Matt Hancock u fotografua duke u puthur me kolegen Gina Coladangelo dhe u kritikua për lidhje të mundshme jashtëmartesore, por edhe për shkelje të ligjit (masat e marra për të përmbajtur përhapjen e pandemisë).

Një video u publikua dhe sipas një raporti të tabloidit The Sun, Hancock dhe Gina u filmuan duke u puthur në zyrën e saj.

“E pranoj që kam shkelur udhëzimet për distancimin social në këtë rast. Kam zhgënjyer shumë njerëz dhe më vjen shumë keq “, tha Ministri Britanik i Shëndetësisë.

Sipas raporteve, regjistrimi është bërë muajin e kaluar, këto janë pamje të marra më 6 maj nga kamerat e mbikëqyrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies.

Britania e Madhe nuk lejon përqafime të ngushta dhe kontakte fizike me njerëz jashtë shtëpisë.

Personi që e dërgoi videon në tabloidin britanik shtoi se Z. Hancock kishte lidhje tronditëse me konsulentët dhe miqtë e punësuar gjatë pandemisë. Burimi shtoi: “Ata u përpoqën ta fshihnin për një kohë të gjatë, por u zbulua shpejt”.

Matt Hancock është i martuar për 15 vjet dhe ka tre fëmijë. Vitin e kaluar, gjatë krizës pandemike, Coladangelo u emërua si konsulente.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here