Shuhet familja nga aksidenti fatal/ Mjeku flet për gjendjen e tre të rinjve të plagosur që ishin në makinën Audi që shkaktuan tragjedinë: 2 prej tyre do të nisen me urgjencë drejt Traumës

0
248

Një aksident me pasoja fatale ndodhi në aksin Fier- Vlorë mëngjesin e ditës së sotme. Sipas burimeve zyrtare kanë mbetur të vdekur katër pjesëtar të një familje dhe janë plagosur tre persona të tjerë që kanë qenë në automjetin që kanë shkaktuar aksidentin.

Mjeku Edmond Breshani ka folur në lidhje me gjendjen shëndetësore e tre të plagosurve nga aksidenti i ditës së sotme. Mjeku tha se dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë dhe do të nisen drejt spitalit të Traumës për mjekim më të specializuar. Mjeku pohoi se të tre janë koshientë dhe të vetëdijshëm.

Sakaq sa i përket 4 anëtarëve të familje, mjeku tha se ato kanë ndërruar jetë në vendngjarje dhe janë dërguar në morgun e qytetit.

‘Paraqitja e të plagosurve paraqitet stabël. Njëri prej pacientëve ka dëmtime më të mëdha. Pacienti tjetër ka një shembje të komplet turpit dhe njëri është më lehtë me gërvishtje në pjesë të trupit. Dy prej pacientëve do t’i dërgojmë tek Trauma në Tiranë pasi kanë pësuar dëmtime. Janë të vetëdijshëm. Kanë shfaqje paniku që janë post traumatik. Viktimat kanë ndërruar jetë në vendngjarje, nuk janë paraqitur fare në spital.’- tha mjeku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here