Janë identifikuar pjestaret e familes qe humben jeten mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Levan-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”.
Mësohet se ata janë 4 anëtarë të një familjes Gushi. Janë dy bashkëshortët Eduart dhe Silvana Gushi dhe dy fëmijët e që po udhëtonin me mjetin Toyota.
Ndërkohë bëhet se të tre personat që ndodheshin në makinën “Audi” janë jashtë rrezikut për jetën.Të lënduarit janë Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi.
Mjeti luksoz tip ‘Audi’ i cili po lëvizte me shpejtësi tepër të lartë në drejtim të Vlorës, ka goditur nga mbrapa një automjet tip Toyota me targa greke, në të cilin po udhëtonin 4 anëtare të një familjeje.
Goditja e fortë ka bërë daljen e mjetit Toyoyta nga rruga dhe vdekjen e anëtarëve të familjes Gushi nga Patosi
Anëtarët e kësaj familjeje që kanë ndërruar jetë janë: Eduart Gushi, 44 vjeç, bashkëshortja e tij Silvana Gushi, 33 vjeçe, si dhe fëmijët e mitur Anastasia Gushi, 14 vjeçe dhe Eva Gushi, 9 vjeçe.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.