Google search engine
Home Ekonomi Si të mos biem pre e falsifikatorëve të parave? Eksperti i kriminalistikës...

Si të mos biem pre e falsifikatorëve të parave? Eksperti i kriminalistikës sqaron qytetarët, bën dallimin mes kartëmonedhave false dhe të vërteta

0
390

Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi, u ka treguar njerëzve se si të kuptojnë dhe të dallojnë paratë e falsifikuara.

Rexhepi mori dy kartëmonedha të cilat në pamje të parë ishin identike dhe me sy të lirë ishte e vështirë të kuptohej se cila ishte false dhe cila ishte e vërtetë.

Por pasi mori një elektrik dore dhe iu drejtua kartëmonedhave, u vu re se te ajo e vërteta shiriti shfaqej dhe dukej lehtësisht. Ndërsa te kartëmonedha false ky shirit duket me sy të lirë, por me një dritë shtesë në fakt nuk ekziston.

Gjithashtu eksperti i kriminalistikës tregoi se nëse vendosni kartëmonedhën origjinale në pëllëmbën e dorës, do të vini re se për pak sekonda fillon e ngrihet lart, ndërsa tek ajo false nuk ndodh një gjë e tillë.

I pyetur nëse është më e lehtë që të falsifikohen kartëmonedhat e reja që do dalin në treg, Rexhepi u shpreh  se “nuk e kemi provuar, por jemi me pak fat”.

“Duke hyrë vonë në treg, ti ke parasysh të gjitha llojet e falsifikimit që janë parakryer, e ti merr masat. Mundësia e falsifikimit është më i vogël”, tha eksperti i kriminalistikës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here