Google search engine
Home Lifestyle ‘Nuk mund të martohem dhe të kem fëmijë’, Britney Spears shokon me...

‘Nuk mund të martohem dhe të kem fëmijë’, Britney Spears shokon me rrëfimin, ka një kërkesë urgjente

0
281

Britney Spears është shprehur dje në gjyq se dëshiron që kujdestaria e të atit të marrë fund një herë e mirë. Këngëtarja ka treguar se është traumatizuar nga babai i saj, Jamie Spears.

“Kam gënjyer dhe i kam thënë gjithë botës se jam mirë dhe jam e lumtur, por nuk jam mirë. Nuk jam e lumtur, nuk mund të fle. Jam e nevrikosur. Është çmenduri. Dhe jam në depresion. Qaj çdo ditë”, është shprehur Britney.

Këngëtarja tha se dëshiron të martohet dhe të ketë fëmijë, por nuk i lejohet të mbetet shtatzënë për shkak të rregullave ligjore, që u vendosën në fuqi në 2008, sepse kujdestarët e saj nuk aprovojnë heqjen e kontrollit të lindjes. Britney e quajti abuzive këtë kujdestari dhe skllavëri të vërtetë.

Ajo i kërkoi gjykatësit të ndërpresë menjëherë marrëveshjen ligjore
teksa në 14 korrik pritet që të ketë një tjetër seancë gjyqësore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here