Ndodh e papritura me ‘krahun’ e djathtë të Donald Trump

0
250

Rudy Giuliani, ish-avokati personal i ish-Presidentit Donald Trump, është pezulluar nga ushtrimi i profesionit të avokatit në shtetin e New York-ut.

Në një vendim të lëshuar të Enjten, pas procedurave disiplinore, një gjykatë e apelit në Nju Jork arriti në përfundimin se “ka prova të pakontestueshme” se Giuliani “bëri deklarata të rreme dhe mashtruese në mënyrë të qartë për gjykatat, ligjvënësit dhe publikun në përgjithësi, në cilësinë e tij si avokat i ish Presidentit Donald J Trump, dhe në lidhje me përpjekjen e dështuar të Trump për t’u rizgjedhur president në vitin 2020. “

Një kthesë e pabesueshme për ish-kryebashkiakun e qytetit të New York-ut, i cili dikur ishte ish-prokuror për Rajonin Jugor të New York-ut.

Avokatët e Giulianit, John Leventhal dhe Barry Kamins, thanë në një deklaratë të enjten se ata “janë të zhgënjyer”.

“Ne besojmë se sapo çështjet të hulumtohen plotësisht në një seancë, z. Giuliani do të rikthehet si një anëtar i vlerësuar i profesionit të avokatit që ai ka shërbyer aq mirë në kapacitetet e tij të shumta për shume vite.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here