Google search engine
Home Politike Kuvendi fut për shqyrtim Komisionin që do të përzgjedhë anëtarët zëvendësues për...

Kuvendi fut për shqyrtim Komisionin që do të përzgjedhë anëtarët zëvendësues për komisionerë në KPK e Komisioner Publik

0
266

Një tjetër projekt-vendim do të futet në rendin e ditës sot në Kuvend.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka propozuar që të shqyrtohet projekt-vendimi për krijimin e Komisionit me 12 anëtarë që do të përzgjedhë kandidatët për anëtarë zëvendësues  për komisionerë në KPK dhe Komisioner Publik.

Sot pritet të shqyrtohen dhe disa projekt-ligje të tjera, një dekret presidenti si dhe 4 institucione do të raportojnë për veprimtarinë vjetore të 2020.

‘’Ju njofton se kryetari i grupit parlamnetar të PS ka propozuar ndryshim të rendit të ditës. Propozohet shqyrtimi i projekt-vendimi për krijimin e përbërjen e Komisionit ad hoc të përzgjedhjes së kandidatëve për anëtarë zëvendësues për komisionerë të KPK dhe Komisioner Publik. ‘’- tha Ruçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here