Google search engine
Home Sport KOKSH zyrtarizon Smajlajn në Olimpiadë/ Qerimaj ia nis stërvitjes me dy seanca...

KOKSH zyrtarizon Smajlajn në Olimpiadë/ Qerimaj ia nis stërvitjes me dy seanca në ditë

0
218

Lojërat Olimpike të Tokios do të nisin zyrtarisht pas një muaji, por ekipet olimpike të shumicës së vendeve të botës kanë kohë që përgatiten për këtë eveniment të madh sportiv. Ekipi ynë olimpik është shumë prapa në këtë drejtim, pasi jo vetëm që ka munguar një planëzim i qartë stërvitor nga stafet, për shkaqe infrastrukturore e financiare, por edhe për faktin se disa sportistë vetëm tani së fundmi e kanë marrë “ok”-ejin nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. Me normë ishin kualifikuar më herët Briken Calja dhe Luiza Gega, kurse me pikë olimpike Erkand Qerimaj. Së fundmi mësohet se edhe zyrtarisht në Olimpiadë do të jetë atleti Izmir Smajlaj, i cili i ka pasur pikët olimpike nga garat e tij, por i mungonte norma këtë vit. Gjithsesi, edhe atleti shkodran e ka marrë ftesën dhe do të jetë pjesë e delegacionit sportiv shqiptar. Dy përfaqësues të tjerë kuqezinj në Tokio-2020 do të jenë notarët, një mashkull e një femër e konkretisht Klejdi Kadiu dhe Nikol Merizaj.

Izmir Smajlaj merr ftesë dhe konfirmohet në Olimpiadë

Ishte një lajm shumë i mirë i dhënë dje edhe zyrtarisht nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar në lidhje me një nga atletët tanë më të mirë. Kështu, pas peshëngritësit Erkand Qerimaj, Izmir Smajlaj është një tjetër sportist shqiptar që do të marrë pjesë në Olimpiadën Tokio-2020 e cila do të zhvillohet në muajin gusht në Japoni, ka qenë vetë Komiteti Olimpik Shqiptar që ka zyrtarizuar gjithçka. Në një postim në rrjetet sociale KOKSH njofton se Izmir Smajlaj është mes sportistëve që do përfaqësojnë flamurin tonë në Olimpiadë. Ai shkon në këtë kompeticion me ftesë. Siç dihet, Smajlaj garon në disiplinën e kërcimit së gjati dhe në të shkuarën edhe shpallur edhe kampion Europe.

Qerimaj ia nis stërvitjes me dy seanca në ditë

Shtangisti shkodran, Erkand Qerimaj, është kualifikuar për të përfaqësuar Shqipërinë në Olimpiadën e Tokios këtë verë. Ishte një kualifikim të cilin sportisti e priste me ankth pas grumbullimit të pikëve olimpike. Peshëngritësi kampion e rekordmen kombëtar, në një intervistë për “A2” tregoi ndër të tjera se është një ëndërr për të kjo pjesëmarrje, ndërsa shton se synimi i tij është të jetë mes më të mirëve të botës. “Kemi 3 vite që bëjmë gara kualifikuese, kemi marrë pjesë në Evropian, Botëror dhe gara të tjera për të mbledhur pikë për Olimpiadën. Kjo është hera ime e dytë që marr pjesë në Olimpiadë, pas asaj të vitit 2008. Është ëndërr për sportistët dhe trajnerët, është si Kampionati Botëror i Futbollit. Jemi vetëm 3 sportistë të kualifikuar, Luiza Gega, Briken Calja dhe unë. Nuk është e lehtë të kualifikohesh dhe të përfaqësohesh mes elitës së botës. Kemi qenë paksa në stres derisa doli zyrtarisht njoftimi për pjesëmarrjen time. Sapo doli, po stërvitem dy herë në ditë. Institucionet ende nuk kanë hyrë në veprim për një përgatitje më speciale, siç e kanë vendet e tjera. Aktualisht, po stërvitem individualisht, me trajnerin. Synimi është për të qenë ndër më të mirët e botës. Do të mundohem të jap maksimumin për të arritur rezultatet e mia më të mira”, u shpreh Qerimaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here