Google search engine
Home Politike “Ishe mirë te Bujqësia, more mëkatet mbi supe”, Kujtim Gjuzi ia thotë...

“Ishe mirë te Bujqësia, more mëkatet mbi supe”, Kujtim Gjuzi ia thotë troç në mes të Kuvendit ministrit të Ramës: Unë e deklaroj votën time kundër

0
215

Opozita parlamentare kundërshtoi projektligjin e propozuar nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi për lehtësimin e procedurave për leje qëndrimi për emigrantët e huaj në Shqipëri.

Deputeti Kujtim Gjuzi deklaroi se do votojë kundër duke kërkuar rishikim të pikës për qytetarët e Kosovës të cilët kategorizohen me ata të SHBA dhe BE për të marrë një leje 5-vjeçare.

“Ishe mrekullisht mirë te Bujqësia nuk e di pse vajte të marrësh gurin e Sizifit dhe të mbash mëkatet e maxhorancës mbi supet e tua. Unë e deklaroj votën time kundër projektligjit, Aleanca jonë dhe ne që punuam të ishim anëtarë të NATO-s e lejoi Kosovën.

Shqiptarët në trojet e veta etnike.9 muaj më parë ishte një rast tipik i azilantit politik që ministri deshi ta çonte në kufirin e gjelbër me Shqipërinë

Çfarë ndodh me emigrantët që i kemi marrë në mbrojtje ne. Si është situata. Sa sirianë dalin sot në semaforët e Tiranës. Si është situate. Kjo punë do seriozitet. Që ky projektligj të mos vinte me shpejtësinë që erdhi”, u shpreh Gjuzi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here